Të propozuarit për shkarkim janë ambasadorë në këto shtete

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca sapo ka propozuar një tjetër vendim shumë të rëndësishëm.

Konjufca propozoi largimin nga detyra të shtatë ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës, duke filluar nga rajoni (Mali i Zi ) e deri në Amerikë.

Konjufca ka propozuar shkarkimin e ambasadores, Vlora Çitaku e cila funksionon në Ambasadën e Kosovës në ShBA.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu edhe Edon Canën, Ambasador i Kosovës në  Bullgari, raporton Indeksonline.

Lirim Grajçevcin i cili ishte zgjedhur Ambasador në Holandë, e Shpend Kallaba, Ambasador tjetër i Kosovës në Hungari.

Listës së Konjufcës iu bashkëngjit edhe emri i Mimoza Ahmetaj-t, e emëruar dikur si Ambasadore e Kosovës në Paris.

Duke vazhduar kështu me Ylber Hysa, si Ambasador i Kosovës në Mal të Zi si dhe Ramadan Avdiu, Ambasador i Kosovës në Zvicër.

Konjufca tha se ky është ndër hapat e radhës të ndërmarra në kudër të udhëheqjes së ministrisë së Punëve të Jashtme, për kthimin e ambasadorëve politik që  kanë përfunduar mandatin katër vjeçar të paraparë sipas ligjeve të Kosovës.