Cilat janë Top 10 atraksionet turistike në Prishtinë?

Mëposhtë mund të gjeni listën e top-10 atraksioneve turistike në Prishtinë, të nxjerra nga Buletini Ekonomik sipas webfaqes më të njohur në këtë fushë, TripAdvisor.

TripAdvisor është platforma më e madhe e udhëtimit në botë, dhe ndihmon 490 milionë udhëtarë çdo muaj që të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre. Udhëtarët anembanë globit përdorin TripAdvisor për të shfletuar më shumë se 760 milionë komente dhe opinione nga 8.3 milionë hotele, restorante, eksperienca, linja ajrore dhe udhëtime me anije.

Si funksionon TripAdvisor? Ai është një komunitet i hapur online ku bizneset si restaurantet listohen dhe vlerësohen nga konsumatorët në të gjithë botën. Klientët e kënaqur me shërbimin jepin nota positive, ndërsa të tjerët jepin nota negative.

Reklama e sponzorizuar

1. Muzeu Etnologjik

2. Parku i Gërmisë

3. Biblioteka Kombëtare

4. Katedralja Nëna Tereze

5. Monumenti i Newborn-it

6. Albi Shopping Mall

7. Statuja e Bill Klintonit

8. Xhamia e Mbretit (Xhamia e Madhe)

9. Statuja e Skenderbeut

10. Muzeu i Kosovës

/Buletini Ekonomik/