Të mirat të jesh ndërmarrës, përveç parave

Ka shumë arsye për të qenë ndërmarrës. Zotërimi i një biznesi mund të jetë ose gëzim ose dhimbje. Gjasat janë se ju do të përjetoni të dyjat nganjëherë. Nuk është e lehtë të rrisni një biznes, dhe gjatë frustrimit, ndërmarrësit vendosin të heqin dorë.

Ne nuk mësuam ndërmarrësinë përderisa u rritëm, kështu që shumicën e gjërave do ti mësoni përmes përvojës. Unë nisa biznesin tim të parë kur isha 19 vjeçar pa udhëzime ose këshillues. Përderisa biznesi u rrit shpejtë në 250,000 dollarë. Nuk e dija se si të menaxhoja biznesin dhe grumbullova 180,000 dollarë borxh gjatë drejtimit 12 vjeçar të biznesit.

Nuk ishte një biznes për të cilin isha pasionant, kështu që në fund u largova. Biznesi im i dytë është ai që e dua. Unë shkruaj, flas në të gjithë botën dhe këshillohem me kompani dhe njerëz të mrekullueshëm. Ky biznes është rritur gjithashtu dhe më ka dhënë mundësinë të paguaj të gjitha borxhet nga biznesi im i kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Nuk e dua këtë biznes thjeshtë për shkak të parasë. Shkon përtej kësaj. Nëse jeni në një biznes të cilin e doni, gjasat janë se paraja është vetëm nënprodukt i arsyes së madhe. Ka dy arsye kryesore pse ju zgjoheni në mëngjes për të bërë atë që doni.

Liria

Liria është një gjë të cilën secili e dëshirojmë dhe për të cilën kemi nevojë. Liria vjen në shumë forma dhe mund të jetë ndryshimi në mes jetesës së vërtetë dhe thjeshtë ekzistimit. Ndërmarrësia ofron shumë mënyra për të qenë të lirë. Ju mund të caktoni orarin tuaj dhe të kaloni kohën tuaj çdo ditë në gjërat të cilat janë të rëndësishme për ju.

Unë e kuptoj se të ardhurat ofrojnë liri financiare dhe ajo, në kthim, zvogëlon stresin dhe brengosjen. Por, për të përjetuar liri dhe për të pasur kontroll është gjë shumë e vlefshme. Për të qenë aty për familjen tuaj dhe ende të prodhoni të ardhura është sukses i vërtetë. Të jeni në kontroll të fatit tuaj është një gjë të cilën e synojnë shumica.

Ka ditë të mira dhe të këqija. Ka ditë të mira financiarisht dhe ka ditë kur nuk fitoni para. Nuk është gjithmonë trëndafila, dhe ka ditë kur stresi mund të jetë i padurueshëm. Por kur mendoni për lirinë që mund t’a përjetoni, ju ndihmon të tejkaloni kohërat e vështira. Synoni lirinë në biznesin tuaj. Punoni që të arrini në pikën e drejtimit të biznesit pa pasur nevojë të jeni gjithmonë në biznes.

Ndikimi

Ju nisët një biznes për të fituar jetesën, por ajo që bëni në biznes ndihmon njerëzit dhe ndryshon jetët e tyre. Shikoni kompaninë Apple dhe themeluesin e saj Steve Jobs, si shembull.

Edhe pse kisha një biznes profitabil në industrinë e shitjes, nuk kishte ndikim tek unë ose tek njerëzit të cilëve iu shërbeja. Sot, jam autori i tre librave. Planifikoj të shkruaj dhjetë. Sot, ju mund të shihni fjalët e mia në publikime të shkëlqyera si Entrepreneur, the Huffington Post, Fox News dhe më shumë. Unë shoh ndikimin e punës që e bëj çdo ditë dhe më ndihmon të kaloj ditët kur nuk ndihem 100 përqind.

Nëse nuk keni nisur ende biznesin tuaj ose vetëm sa e keni nisur, fokusohuni se si të ndihmoni njerëzit dhe të shtoni vlerë në jetët e tyre. Mos u fokusoni se sa para mund të fitoni nga dikush. Kur shtoni vlerë, ju krijoni besim. Një kandidat blen nga dikush që e njeh, e pëlqen dhe i beson. Nuk ka mënyrë më të mirë për të krijuar besim se sa duke i ndihmuar dikujt pa pritur diçka në kthim. Mos më keqkuptoni, ju duhet të ofroni një çmim të drejtë për vlerën që e ofroni, por kjo duhet të vijë gjithmonë nga shërbimi.

Në aktivitetet dhe kohërat e zëna të rritjes së një biznesi, është e lehtë të humbisni pamjen e asaj se pse e nisët biznesin. Biznesi juaj mund të mos rritet për momentin, dhe mund të jetë sepse fokusi juaj është në gjërat e gabuara. Merrni një minutë këtë javë për t’a kujtuar. Merrni kohën për të shijuar lirinë që keni dhe ndikimin që keni në jetët e njerëzve. Shijoni momentet e vogla në rrugëtim për të ndërtuar biznesin tuaj dhe për të jetuar çdo ditë tërësisht prezentë. Ju po krijoni një trashërgimi e cila do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Kjo duhet të ju bëjë të buzëqeshni.