Një delegacion i FMN-së ‘zbarkon’ në Kosovë

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislim ka pritur sot delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, me rastin e fillimit të vizitës në Kosovë.

Ministri Bislimi gjatë takimit i falënderoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që po i japin Kosovës dhe i informoi ata për prioritetet e Qeverisë, për performancën e të hyrave buxhetore si dhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.

Kryesuesi i delegacionit të FMN-së Gabriel Di Bella, e uroi ministrin Bislimi për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e FMN-se për të vazhduar dhe rritur bashkëpunimin ndërinstitucional.

Reklama e sponzorizuar