ANALIZË: Cila është banka më e madhe në Kosovë sipas fitimeve?

0
131

Dhjetë bankat komerciale që operojnë në treg, tetë nga to me kapital të huaj, kanë gjetur një treg të përshtatshëm për të mbajtur nivele të larta të fitimit.

Sipas analizave të Buletinit Ekonomik, në vitin 2019-t, bankat në Kosovë realizuan së bashku një fitim neto prej 83.3 milionë  euro.

Krahasuar me vitet e kaluara, vërehen ndryshime substanciale në tregun bankar, jo vetëm sa i përket ndarjes së tregut, por edhe fitimeve.

Reklama e sponzorizuar

Kështu, për vitin 2019-t, banka me më së shumti fitime është NLB banka, duke tejkaluar dy bankat lidere, Raiffeisen Bank dhe ProCredit.

NLB Banka e ka përfunduar vitin 2019-t me një fitim neto prej 20.3 milionë euro, e ndjekur nga banka Raiffeisen me 17.5 milionë euro dhe ProCredit bank e treta me një fitim prej 15.3 milionë euro.

Për nga fitimi neto në vendin e katërt është banka TEB me 13.4 milionë  euro fitim, e ndjekur nga BKT me 10.1 milionë  euro dhe BPB me 6.3 milionë euro. /Buletini Ekonomik/