Më 2020 telefonat me 5G do të përbëjnë 15 për qind të tregut global

Sipas një parashikimi të fundit nga “Strategy Analystics”, telefonat me 5G do të kenë një rritje të madhe të dërgesave në nivel global.

Pritet të rritet më shumë se dhjetëfish, nga ajo aktuale, për të arritur në 199 milionë dërgesa në të gjithë botën, që i bie në 15 për qind, transmeton Koha.net.

Më 2019 ishte vetëm në 1 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Raporti gjithashtu vlerëson se Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut, Japonia dhe Gjermania do të përbëjnë 90 për qind të të gjitha shitjeve të telefonave me 5G.