Ky është zëvendësministri i radhës nga LDK

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është zëvendësministri i ri i Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë publik një nga zyrtaret e LDK-së, Jeta Rafuna.

Dushi pritet të jetë zëvendës i Albulena Haxhiut, në Ministrinë e Drejtësisë.

Reklama e sponzorizuar

“ Urime ZëvendesMinistër i Drejtësisë Florian Dushi”, ka shkruar ajo.

Deri më tash janë emëruar disa zëvendësministra, sidomos VV ka emëruar shumicën e tyre.