20 punimet akademike në ekonomi që kanë ndryshuar botën

0
284

Punimet ekonomike kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën se si merren vendimet, si zhvillohen strategjitë dhe si përcaktohet politika.

Vitin e kaluar, “American Economic Review” (AER) përpiloj një listë të punimeve akademike më të rëndësishme gjatë ekzistencës së saj 100-vjeçare.

Duket u bazuar në listën e përpiluar nga AER, Buletini Ekonomik për herë të parë në shqip prezanton listën e 20 punimeve ekonomike kryesore në histori.

Reklama e sponzorizuar

Lexoni mëposhtë listën e Buletinit Ekonomik (pa ndonjë renditje të veçantë):

“Përdorimi i njohurive në shoqëri” – “The Use of Knowledge In Society”

Data e publikimit: 1945

Autori: Friedrich Hayek

Konkluzioni: Çmimet duhet të jenë pika qendrore e të gjitha vendimeve ekonomike.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/35.4.519-530.pdf


“Kostoja e kapitalit, Financat e Korporatës dhe Teoria e Investimit” – “The Cost of Capital, Corporation Finance and the Theory of Investment”

Data e publikimit: 1958

Autorët: Franco Modigliani dhe Merton Miller

Konkluzioni: Vlera totale e tregut të një firme është e pandryshuar pavarësisht vendimeve për huamarrje.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/48.3.261-297.pdf


“A mund të shpjegohen lëvizjet e mëdhe të çmimeve të aksioneve me ndryshimin e politikave të dividentëve?” – “Do Stock Prices Move Too Much to be Justified by Subsequent Changes in Dividends?”

Data e publikimit: 1981

Autori: Robert Shiller

Konkluzioni: Luhatshmëria e çmimeve të aksioneve është shumë e madhe për t’iu atribuar thjesht informacionit të ri në lidhje me dividentët e ardhshëm realë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/71.3.421-436.pdf


“Një sistem pothuajse ideal i kërkesës” – “An Almost Ideal Demand System”

Data e publikimit: 1980

Autorët: Angus S. Deaton dhe John Muellbauer

Konkluzionet: Ju mund të parashikoni kërkesat e ekonomive familjare duke u bazuar në kostot relative të “jetesës”.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/70.3.312-326.pdf


“Pasiguria dhe ekonomia e mirëqenies së kujdesit mjekësor” – “Uncertainty and the Welfare Economics of Medical Care”

Data e publikimit: 1963

Autorët: Kenneth J. Arrow

Konkluzionet: Tregu i kujdesit shëndetësor është shumë i cënuar nga rreziku moral dhe mungesa e informacionit të konsumatorëve për tu parë si diçka falas.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/53.5.941-973.pdf


“Disa prova ndërkombëtare mbi koston oportune midis rezultateve dhe inflacionit” – “Some International Evidence on Output-Inflation Tradeoffs”

Data e publikimit: 1973

Autorët: Robert E. Lucas, Jr.

Konkluzionet: Ju mund të modeloni se çfarë ndodh kur konsumatorët marrin vendime pa e ditur nëse një ndryshim i çmimit gjithashtu sinjalizon një ndryshim relativ të çmimit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/63.3.326-334.pdf


“Roli i politikës monetare” – “The Role of Monetary Policy”

Data e publikimit: 1968

Autori: Milton Friedman

Konkluzionet: Ekziston një “normë natyrore e papunësisë”, ose numër i caktuar i vendeve të punës që një ekonomi mund të mbështesë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/58.1.1-17.pdf


“Konkurrenca Monopoliste dhe Diversiteti Optimal i Produkteve” – “Monopolistic Competition and Optimum Product Diversity”

Data e publikimit: 1965

Autorët: Avinash K. Dixit dhe Joseph E. Stiglitz

Konkluzionet: Shumëllojshmëria e produktit mund të ndikojë në mënyrën se si tregu dikton ndarjen e burimeve. Tregu i konsideron fitimet, ndërsa një pikë optimale sociale merr parasysh suficitin e konsumatorit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/67.3.297-308.pdf


“Një Teori e Prodhimit” – “A Theory of Production”

douglas

Data e publikimit: 1928

Autorët: Charles W. Cobb dhe Paul H. Douglas

Konkluzionet: Ju mund të kalkuloni se sa prodhim mund të japin një sasi e caktuar e kapitalit dhe e punës.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/18.1.139-165.pdf


“Taksimi optimal dhe prodhimi publik” – “Optimal Taxation and Public Production”

mirrlees

Data e publikimit: 1971

Autorët: Peter A. Diamond dhe James A. Mirrlees

Conclusion: Është e mundur të vendosni taksa që minimizojnë shtrembërimet dhe incentivat, dhe eliminojnë joefikasitetet e prodhimit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/61.1.8-27.pdf


“Teoria e Kapitalit dhe Sjellja e Investimeve” – “Capital Theory and Investment Behavior”

Data e publikimit: 1963

Autori: Dale W. Jorgenson

Konkluzionet: Kostoja e financave (normat e interesit dhe rendimentet e kapitalit) dhe taksat duhet të nxisin vendimet e investimeve.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/35.4.519-530.pdf


“Prodhimi, kostot e informacionit dhe organizata ekonomike” – “Production, Information Costs, and Economic Organization”

Data e publikimit: 1972

Autorët: Armen A. Alchian dhe Harold Demsetz

Konkluzionet: Firmat duhet të masin vazhdimisht produktivitetin. Vetëm tregu i vetëm nuk është i mjaftueshëm për të gjeneruar rezultate kulmore – kërkohet gjithashtu një menaxhim i fortë, dhe firma do të përfitojë nga dedikimi i burimeve për këtë gjë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/62.5.777-795.pdf


Për pamundësinë e tregjeve me informacion eficient” – “On The Impossibility Of Informationally Efficient Markets”

Data e publikimit: 1980

Autori: Sanford Grossman

Konkluzionet: Në një botë të informacionit të shpërndarë, ekuilibri i çmimit në vetvete mund të jetë një burim informacioni për konsumatorët.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/70.3.393-408.pdf


“Ekonomitë e shkallës, diferencimi i produkteve dhe modeli i tregtisë” – “Scale Economies, Product Differentiation and the Pattern of Trade”

Data e publikimit: 1980

Autori: Paul Krugman

Konkluzionet: Teoria standarde e kostos krahasuese nuk shpjegon sa duhet tregtinë.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/70.5.950-959.pdf


“Migrimi, Papunësia dhe Zhvillimi” – “Migration, Unemployment and Development”

Data e publikimit: 1970

Autorët: John R. Harris and Michael Todaro

Konkluzionet: Në vendet e varfëra, individët migrojnë nga zonat rurale në ato urbane.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/60.1.126-142.pdf


“Ekonomia politike e një ‘rent-seeking’ shoqërie” – “The Political Economy of the Rent-Seeking Society”

Data e publikimit: 1974

Autori: Anne O. Kreuger

Konkluzionet: Tarifat janë më të mira për tu zbatuar nga shtetet sesa kuotat e importit.

Shkarko punimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/64.3.291-303.pdf


“Rritja Ekonomike dhe Pabarazia e të Ardhurave” – “Economic Growth and Income Inequality”

Data e publikimit: 1955

Autori: Simon Kuznets

Konkluzionet: Fazat e hershme të zhvillimit ekonomik karakterizohen nga rritje të pabarazisë së të ardhurave.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/45.1.1-28.pdf


“Borxhi Kombëtar në modelin e rritjes neoklasike” – “National Debt In A Neoclassical Growth Model”

Data e publikimit: 1965

Autori: Peter A. Diamond

Konkluzionet: Borxhi i jashtëm dhe i brendshëm i qeverisë mund të zvogëlojë stokun e kapitalit në planin afatgjatë.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/55.5.1126-1150.pdf


“Një teori e zonave optimale të monedhës” – “A Theory of Optimum Currency Areas”

Data e publikimit: 1961

Autori: Robert A. Mundell

Konkluzionet: Ju mund të kuptoni numrin optimal të njësive ekonomike për një zonë të caktuar monetare.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/51.4.657-665.pdf


“Teoria Ekonomike e Ndërmjetësit: Problemi i Përfaqësuesit” – “The Economic Theory of Agency: The Principal’s Problem”

Data e publikimit: 1973

Autori: Stephen A. Ross

Konkluzionet: Ekziston një mënyrë për të shmangur rrezikun moral kur ju paguani njerëzit shuma të mëdha parash.

Shkarko publikimin: http://www.aeaweb.org/aer/top20/63.2.134-139.pdf


Nëse ju pëlqej lista e punimeve, dhe dëshironi të informoheni për çështje ekonomike në shqip, na pëlqeni faqen tonë në Facebook, dhe na rekomandoni te miqt tuaj. /Buletini Ekonomik/