Policia e Kosovës arreston në Bresalc shtetasin e Serbisë të kërkuar nga Gjermania

Policia e Kosovës, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane, të premten rreth mesditës kanë arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili gjendej në fshatin Bresalc të Gjilanit.

“Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet gjermane, është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Serbisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48-orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera.