10 qytetet më të mira në botë për të jetuar

Ka shumë ekipe ekspertësh të cilët e studiojnë kualitetin e të jetuarit në qytete të mëdha të botës.

Një nga këto grupe të ekspertëve është edhe ‘Mercer’, i cili për 19 vitet e fundit e ka kryer anketimin vjetor për Kualitetin e Jetës në qytete të ndryshme, përcjell albinfo.ch

Në këtë anketim janë përfshirë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë infrastrukturën, transportin, elektricitetin dhe kualitetin e ujit.

Reklama e sponzorizuar

Për të tetin vit me radhë, kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është renditur e para, ndjekur pas nga Cyrihu dhe Aucklandi.

Kjo është lista e plotë e 10 qyteteve më të mira në botë për të jetuar:

1. Vjena, Austri

2. Cyrih, Zvicër

3. Auckland, Zelandë e Re

4. Munih, Gjermani

5. Vancouver, Kanada

6. Dusseldorf, Gjermani

7. Frankfurt, Gjermani

8. Gjenevë, Zvicër

9. Kopenhagë, Danimarkë

10. Bazeli i Zvicrës dhe Sydney i Australisë kanë pikë të njëjta!

Siç mund ta shihni, lista me 10 qytetet më të mira për të jetuar dominohet kryesisht nga qytetet e Evropës Qendrore, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Australisë.