Ministria e VV-së tregon se a e kanë hequr fotografinë e Thaçit nga zyra

Në Ministrinë e Financave dhe Transfereve që udhëhiqet nga Besnik Bislimi kanë konfirmuar se është zhvendosur brenda zyrës së ministrit, fotografia e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Nga zyra për media e kësaj ministrie kanë deklaruar se është bërë një riaranzhim i zyrës dhe fotografia e Thaçit është zhvendosur për këtë arsye.

“Ju njoftojmë se në Zyrën e Ministrit të Financave dhe Transfereve është bërë një ri aranzhim i zyrës dhe në këtë rast është zhvendosur fotoja e Presidentit Hashim Thaçi në një pjesë tjetër të zyrës. Për çdo pyetje tjetër, ju lutem ndihuni të lire të na kontaktoni”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim Publik për Metron.

Reklama e sponzorizuar

Me të marrë detyrën, fotografinë e presdientit e ka zhvendosur edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Për këtë veprim ajo është kritikuar nga PDK-ja, që tash e dy herë nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e kryesisë./Express/