Kurti e shkarkoi, a do t’i bëjë vend në Qeveri LDK-ja djalit të Rugovës

Me një vendim të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, sot janë shkarkuar të gjithë koordinatorët nacional që ishin emëruar nga Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Në pikat e para të rendit të ditës, qeveria ka shfuqizuar disa vendime të ish-kryeministrit.

Fillimisht është marrë vendim që të bëhet ulja e pagave për ekzekutivin, ndërsa, si pikë e dytë janë shfuqizuar emërimet e koordinatorëve nacionalë.

Reklama e sponzorizuar

Kështu, këto pozita nuk do t’i mbajnë disa persona, përfshirë këtu, Rexhep Hoti, që u shkarkua nga posti i Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besnik Tahiri nga pozita Koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Fatos Makolli që kishte qenë Koordinatorit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Kurti ndërkaq ka përmendur edhe dorëheqjen e shefit të Task Forcës Kundër Narkotikëve te të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasanit.

Pozitën e koordinatorit nuk do ta mbajë as djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Mendim Rugova është shkarkuar sot nga posti i Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.