Një avion pirat përplot me udhëtarë sfidon shtetin e Kosovës

Një aeroplan që operon nën kompaninë greke “Orange2Fly” nuk po lejohet të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Pasagjerët  kanë mbetur të ngujuar, ndërsa nga Aeroporti thonë për Gazetën Express që nuk ka leje për aterrim.

Udhëtarë të një aeroplani që operon nën kompaninë ajrore greke, kanë mbetur në hapësira të Aeroportit të Prishtinës dhe nuk po u lejohet hyrja.

Zëdhënsja e ANP’së, Valentina Gara, sqaron se avioni nuk ka leje dhe Departamenti i Aviacionit Civil nuk e ka autorizuar lejimin e aeroplanit, që të aterojë në Prishtinë.

Reklama e sponzorizuar

“Po, është e vërtetë se udhëtarët janë në pritje në hapësirat e aeroportit. Kompania ajrore Orange2Fly dëshiron të operojë me aeroplan të Air Meditterranean por që një gjë të tillë ende nuk e ka autorizuar Departamenti i Aviacionit Civil ne Ministrinë e Infrastrukturës. Sapo t’i japin leje për aterrim ne jemi te gatshëm të shërbejmë udhëtarët”, thuhet në sqarim.

Express mëson se kanë qenë rreth 150 udhëtarë në bord, e tash ata gjenden në hapësira të aeroportit.

Nuk dihet arsyeja pse nuk është autorizuar lejimi i këtij avioni, ndërsa në Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës kanë qenë të paqasshëm.