Cila është banka më e vjetër në botë?

Bankat në një form apo tjetër kanë qenë pjesë e jetës së njerëzve që nga ditët e para të qytetërimit njerëzor, pasi tregtarët e lashtë u jepnin grurë hua fermerëve dhe para tregtarëve që transportonin mallra midis qyteteve. Ky lloj tregtimi njihej si sistemi i shkëmbimit (“barter system”) dhe ishte pararendësi i bankave më të hershme në botë.

Prototipet e bankave moderne kanë origjinën në periudhat mesjetare dhe të hershme të Rilindjes në Itali. Edhe pse shumica e bankave të hershme nuk ekzistojnë më, kjo bank ka pas një funksionim të vazhdueshëm për disa shekuj, dhe ekziston edhe sot. Siç raporton Buletini Ekonomik, emri i bankës më të vjetër është:

Banca Monte dei Paschi di Siena.

Reklama e sponzorizuar

Data e Themelimit: 4 Mars, 1472.
Lokacioni: Siena, Itali.
Akoma operon: Po.
Numri i degëve: 2,032 degë lokale; 41 degë jashtë vendit.

Banca Monte dei Paschi di Siena i njohur gjithashtu si BMPS, është banka më e vjetër që ekziston në botë. Ajo u themelua në vitin 1472 me urdhër të Magjistraturës së Republikës së Sienas si Monte di Pietà dhe ka qenë në veprim të vazhdueshëm që nga atëherë. Gjatë shekullit të 17-të dhe 18-të, pasi Italia ishte unifikuar, BMPS zgjeroi operacionet e saj në të gjithë vendin dhe ofroi kreditë e para hipotekare për qytetarët italianë.

Sot, BMPS është banka e katërt më e madhe tregtare në Itali. Në vitet e fundit, për shkak të krizës globale, si shumë banka të mëdha në të gjithë botën, BMPS është shpëtuar nga qeveria italiane për të shmangur mbylljen e saj. /Buletini Ekonomik/