10 tipare të personalitetit që tregojnë nëse mund të bëhesh një kontabilist i suksesshëm

Edhe nëse nuk keni hapur kurrë një spreadsheet në Microsoft Excel, mund të befasoheni kur të kuptoni se sa mirë ju përshtatet personaliteti juaj me atë të një kontabilisti.

Sipas Buletinit Ekonomik, këto janë 10 tiparet kryesore të kontabilistëve të suksesshëm.

  1. Ata pëlqejnë enigmat. A ju pëlqen të deshifroni enigma apo të luani Sudoku? Ju mund të jeni në mënyrë të fshehtë një kontabilist. Qoftë duke kryer një auditim, duke rregulluar tatimet e korporatave ose thjesht duke kuptuar mënyrën e duhur si ta regjistrojnë një transaksion të veçantë, kontabilistët zgjidhin enigma.
  2. Ata mund të shpjegojnë konceptet e ndërlikuara në mënyrë të thjeshtë. Nëse keni shkruar ndonjë referat mbi veprat e Homerit, keni zbërthyer një raport të ndërlikuar në një argument të thjeshtë dhe të qartë, atëherë ju mund të keni atë që duhet për të qenë një kontabilist. Kontabilistët duhet të jenë në gjendje të përmbledhin në pak fjalë dhe të komunikojnë ide komplekse në gjuhë të thjeshtë, të lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë.
  3. Ata pëlqejnë të punojnë në ekipe. Nëse knaqeni me projekte në grup, keni qenë ndonjëherë anëtar i një ekipi sportiv ose keni bërë punë vullnetare, ju e dini se sa kënaqësi është të arrini një rezultat me grupin. Kontabiliteti është një sport ekipor.
  4. Vazhdojnë të kërkojnë derisa të gjejnë përgjigjen e saktë. Ndonjëherë vendi i parë që ju shikoni nuk ka përgjigjen e duhur. Nëse keni kaluar orë të tëra në bibliotekë ose në internet duke gjetur fakte dhe të dhëna për një temë të caktuar, me siguri do të mund të ishit një kontabilist i mirë.
  5. Atyre u pëlqen të mësojnë për njerëz të rinj, vende dhe gjëra të reja. Kur mbërrini në një vend të ri, a është instinkti juaj i parë të eksploroni? Jeta si kontabilist do të thotë që gjithmonë mësoni diçka të re – pavarësisht nëse janë informata specifike në lidhje me industrinë e klientit të ri ose specifikat tatimore të një shteti të ri.
  6. Atyre u pëlqen të takojnë njerëz të rinj. Kontabilistët punojnë me shumë njerëz – bashkëpunëtorë, klientë, menaxherë të korporatave, sipërmarrës dhe të tjerë. Kontabilistët njoftohen me shumë njerëz gjatë punës së tyre.
  7. Ata janë të mirë në planifikim. A jeni ju ai që keni planifikuar gjithë semestrin në ditën e parë të klasës? Ai që planifikon udhëtimin për pushime verore? Ju mund të jeni një kontabilist. Kontabilistët duhet të jenë në gjendje të planifikojnë punën e tyre dhe të hartojnë strategji për t’i ndihmuar klientët të përmbushin qëllimet e tyre.
  8. Ata pëlqejnë të zgjidhin probleme të vështira. A e keni zënë vetën duke analizuar vendimet e “diskutueshme” të referëve në një lojë futbolli? A jeni ju ai që ndërhyni dhe zgjidhni lokacionin kur miqtë tuaj nuk mund të bien dakord në cilin restaurant të shkojnë apo ku të udhëtojnë në vikend? Kontabilistët shpesh veprojnë si gjyqtarë, duke ndihmuar kompanitë të zbulojnë mënyrën më të mirë – dhe mënyrën e duhur – për të dhënë llogari për një transaksion të pazakontë, për shembull.
  9. Ata janë të organizuar. Nëse jeni personi që të tjerët thërrasin kur kanë nevojë për ndihmë gjatë zgjidhjes së një problemi apo kur kanë nevoj ti organizojnë gjërat, atëherë ju mund të keni qenë duke kanalizuar “kontabilistin” tuaj të brendshëm gjatë gjithë kësaj kohe.
  10. Ata janë të mirë për të ndihmuar njerëzit e tjerë të mësojnë. A i keni ndihmuar të mësojë ndonjëherë një miku në një klasë shumë të vështirë? Kontabilistët ndihmojnë të tjerët të mësojnë gjëra – cilat raporte të mbajnë afër vetës gjatë deklarimit të tatimeve, si të regjistrojnë transaksione ndërkombëtare financiare të ndërlikuara dhe shumë gjëra të tjera.

Nëse disa nga këto karakteristika i keni edhe ju, atëherë profesioni i kontabilistit mund të jetë një karrier perfekte për ju. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar