Përmbaruesit në Ferizaj gjatë 2019-s ekzekutuan mbi 5 milionë euro për projekte kapitale

Komuna e Ferizajt gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet përmbaruesve privatë ka paguar prej më shumë se 5 milionë eurosh për gjithsej 239 fatura të ndryshme për projekte kapitale.

Kjo çështje të hënën ka përplasur pozitën dhe opozitën ferizajase, të hënën, derisa drejtoresha për buxhet dhe financa, Sebahate Ajeti, ka prezantuar sfidat dhe të arriturat e kësaj drejtorie për periudhën janar-dhjetor të vitit 2019, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtoresha Ajeti, me këtë rast, ka thënë se si sfidë kryesore gjatë vitit të kaluar, ka qenë pikërisht çështja e pagesave nëpërmjet përmbaruesve për punët e kryera nga ish-qeverisja e kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Nga ana tjetër, sipas LDK-së, qeverisja lokale po vazhdon të ankohet me qëllim që t’i mbulojë dështimet e veta. LDK-ja ka sqaruar edhe një herë se pas ndërrimit të qeverisjes lokale më 2017-n, kontratat e lidhura për projektet dy dhe tri vjeçare, nuk janë borxhe, por janë vazhdimësi e projekteve infrastrukturore.