Ndërrimi i pushtetit, Albin Kurti e merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Pranim dorëzimi i detyrës së të parit të Qeverisë iu është bërë nga ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kjo pasi që ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk mundi që ta dorëzojë mandatin sepse ka bërë të ditur se është në një vizitë në SHBA.

“Haradinaj nuk është këtu. Suksese të mëdha dhe shëndet. Për ju dhe për Kosovën është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme. Fillon një fillim i ri. Kemi sfida të mëdha dhe këto mund të përballohen vetëm me profeseionaliziëm”, tha Pacolli.

Reklama e sponzorizuar

Para se të bëhej zyrtarisht doërzimi i detyrës, Kurti dhe Pacolli kanë kaluar pranë gardës së FSK-së.

Njerëz të shumtë ishin mbledhur për të shikuar nga afër këtë ceremoni.