Deputeti nga partia 6+: Do ta votojmë qeverinë Kurti

Albert Kinolli nga partia 6+ , në seancën e formimit të Qeverisë ka thënë se kjo parti do ta mbështesë Qeverinë Kurti dhe se do të jenë pjesë e saj.

“Edhe kësaj radhe si grup parlamentar 6+ do të jemi pjesë e qeverisë në ardhje, me bindje të thellë që kërkesat dhe nevojat do të realizohen gjatë këtij mandati dhe do të na jepet më shumë hapsirë. Në emër të grupit parlamentar dua të them se ne do të japin përkrahjen për këtë qeveri”, ka thënë ai.

Seanca e Kuvendit për formimin e Qeverisë është duke vazhduar.

Reklama e sponzorizuar