Zyrtarizohet koalicioni LVV-LDK

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë zyrtarizuar arritjen e koalicionit qeverisës.

Ndërkaq, Albin Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për t’u bërë kryeministër në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re, të hënën më 3 shkurt.