Ambasadorët megjithatë shkojnë në takimin me VV’në e LDK’në

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abott dhe ambasadori gjerman Christian Held kanë arritur në Zyren e BE-së, e cila ndodhet afër Kuvendit të Kosovës, aty ku tashmë ka filluar takimi në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës, raporton Gazeta Express.

Takimi ishte paraparë të niste në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës, ndërsa, paraprakisht nga ambasada gjermane kanë deklaruar për Express se nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët. Njejtë janë deklaruar edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Nuk dihet nëse në takim do të shkojnë edhe ambasadorët tjerë në vend.

Reklama e sponzorizuar