Një 50 vjeçar gjendet i vdekur në një mal në Mitrovicë

Në fshatin Broboniq të Mitrovicës, në një zonë malore, u gjet pa shenja jete një 50-vjeçar i varur në litar. Ngjarja është raportuar sot rreth orës 10:00.

Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima S.H. 50-vjeçar, ishte pa shenja jete.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të rastit. 

Reklama e sponzorizuar

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë’’.