Të rinjtë shqiptarë po emigrojnë, po ku po mbesin prindërit?

Shumë të rinj emiguran kryesisht për shkaqe ekonomike, për një jetë më të mirë, e po ashtu edhe një pjesë për mundësitë e shkollimit jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.

Për shkak të gjitha këtyre dukurive negative, nga Kosova dhe Shqipëria, vazhdimisht po ikin të rinjtë dhe të rejat, duke kërkuar fatin e tyre nëper vendet e ndryshme të Europës, aty ku mbizotëron ligji dhe drejtësia.

Për shkak të kësaj gjendjeje të papërspektivë, para ambasadave të vendeve të ndryshme kryesisht të Europës, për çdo ditë rreshtohen kolonat e gjata të rinisë kosovare për të kërkuar një vizë Shengen për të ikur nga ky vend.

Reklama e sponzorizuar

Rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës vetëm gjatë vitit të kaluar kanë emigruar në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Numri më i madh i tyre ka emigruar në mënyrë legale, por nuk kanë munguar as emigrimet ilegale.

Rrefimi i nënës Marikë trondit jo së është i padëgjuar ky fenomen, po pikërisht se dëgjohet thuajse në çdo familje shqiptare. Andaj, jo e largët për shoqërinë tonë – përballja me vetminë, veçmas prindërit.

Ndjekni më poshtë një video rrëfim të përgatitur nga DeutscheWelle: