Lirohen vendparkime në Prishtinë, ja çmimet e reja

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është votuar rregullorja e çmimeve për vendparkime.

Vendparkimet janë ndarë në tri zona si edhe janë vendosur çmimet për kohën.

Zona 1: 1 euro për 2 orë.
Zona 2: 50 centë tri orë; dhe
Zona 3: 30 centë 3 orë.

Reklama e sponzorizuar

Faza testuese do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të jetë funksional nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 00:00.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e marrë sot synojnë që ta zvogëlojnë qarkullimin qendrës së qytetit, duke kërkuar që prioritet të jetë qarkullimi me transportin publik apo me biçikleta.