Abdixhiku thotë se do të vazhdojnë të flasin me VV’në për formimin e Qeverisë

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka folur shkurtimisht para gazetarëve pas seancës konstituive ku u zgjodhën kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Abdixhiku ka thënë se do të vazhdojnë si LDK duke ndjekur rregullat kushtetuese.

Tutje, ai thotë se nëse partneri potencial pra VV vendos që të ndjekë e vetme rrugën për krijimin e institucioneve, do t’i qëndrojnë propozimit të sotëm të kryesisë.

Reklama e sponzorizuar

“Do të vazhdojmë tutje sipas rregullave kushtetuese në vend, ne kemi thënë që të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial vendos që të ndjekë këtë rrugë. I qëndrojmë propozimit të sotëm të kryesisë”, ka thënë ai./GazetaExpress/