Eksperiment i Microsoftit – Puna katër ditore rrit produktivitetin për 40 për qind

Një numër i madh i kompanive të vogla janë duke punuar në një orar prej katër ditësh në javë.

E rezultatet e një testimi në Microsoft, kanë treguar se puna katër ditore mund të ketë sukses edhe në bizneset e mëdha. Kompania amerikane prezantoi një program në Japoni, nëpërmjet të cilit zyrat mbylleshin çdo të premte, raporton KTV.

Rezultatet ishin premtuese. Derisa koha e qëndrimit në punë ishte ulur ndjeshëm, produktiviteti që është matur me shitjet nga një punëtor, është rritur për 40 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Me qëllim që të reduktoheshin orët e punës, menaxherët kërkuan nga punëtorët që të ulnin kohën e qëndrimit në takime dhe në përgjigjen e e-mailave. Iniciativa mund të mos ketë sukses në Japoni. Në këtë shtet, shumë njerëz vdesin në vendet e tyre të punës, shkaku i ngarkesës në punë.