Vala probleme me thirrjet telefonike

Posta dhe Telekomi i Kosovës

Telekomi i Kosovës, i cili për një kohë të gjatë është duke pasur probleme financiare, gjatë ditëve të fundit është përballur edhe me probleme teknike brenda rrjetit të operatorit Vala.

Ka disa ditë që qytetarët tanë janë ankuar se po kanë probleme me thirrjet telefonike brenda operatorit Vala, përcjell Buletini Ekonomik.

E probleme të tilla janë shfaqur sidomos në mëngjesin e sotëm, ku për një kohë ka qenë e pamundur të realizohen thirrje.

Reklama e sponzorizuar

Shumë qytetarë janë ankuar se e kanë pasur të pamundur që të bëjnë thirrje këtë mëngjes.

Ndërkohë, Kryeshefi i Telekomit të Kosovës për Buletinin Ekonomik, ka thënë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur ndonjë problem me thirrjet telefonike.

Mirëpo, përmendi gjithashtu se probleme teknike ka pasur ditë më herët, që siç thotë edhe i kanë bërë publike.

“Jo, sot nuk kemi pasur probleme, por ditë më parë ka pasur disa probleme qe i kemi bërë edhe publike”, tha Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi. /Buletini Ekonomik/