Mbi 17 mijë kosovarë morën viza pune pë Gjermani- 10 mijë të tjerë për Slloveni

Mbi 17 mijë viza pune për kosovarët, ka lëshuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vetëm për dy vjet 2017-2018. Përveç Gjermanisë, viza pune kanë lëshuar edhe Sllovenia dhe Kroacia. Deri në fillim të dhjetorit Sllovenia ka lëshuar mbi 10 mije viza të përkohshme për qytetarët kosovarë të cilët kanë të drejtë pune në këtë vend, shkruan Insajderi.

Vetëm brenda dy viteve Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka lëshuar 48 mijë e 838 viza, prej tyre 11 mijë e 593 viza pune për qytetarët e Kosovës. Kjo lehtësi e marrjes së një vize gjermane erdhi pas marrëveshjes që Qeveria e Kosovës kishte bërë me qeverinë Gjermane më 10 maj të vitit 2016.

Por nuk është vetëm shteti gjerman që lejon që kosovarët të shkojnë të punojnë me dokumente dhe vizë punë.

Reklama e sponzorizuar

Me viza të tilla qytetarët po pajisen edhe nga Ambasadën e Kroacisë dhe Sllovenisë, shkruan Insajderi

Shtetet e BE-së janë kthyer në destinacionin kryesor për qytetarët e Kosovës për të gjetur një jetesë më të mirë. Gjermania i prin listës së kërkesave të kosovarëve që kërkojnë viza pune, duke u ka ofruar punë si mjekë, infermierë, inxhinierë të gjitha kategorive, teknikë kompjuterësh, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, punëtor të ndërtimtarisë.

Vetëm brenda vitit 2018, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka lëshuar rreth 25 mijë e 098 viza, prej tyre 5 mijë e 296 viza të punës për kosovarë të cilët kanë kërkuar punë jashtë vendit. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i kërkesave ka shënuar rritje.

Në vitin 2017, Ambasada Gjermane kishte lëshuar 23 mije e 741 viza, prej tyre 6 mije e 297 viza për punësim, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjerman dhënë për Insajderin.

Përveç Gjermanisë, një numër i madh i kosovarëve kanë aplikuar edhe në Kroaci.

“Gjatë vitit 2018, Kroacia ka lëshuar gjithsej 23 mijë 754 viza pune, kurse vetëm për qytetarët e Kosovës të cilët kanë aplikuar për viza pune ka lëshuar 2 mije e 065”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Kroacisë.

Kurse, Ambasada Sllovene në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2019, ka lëshuar 10 mijë 121 viza të përkohshme për qytetarët e Kosovës.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2018, rreth 3.2 milionë leje të qëndrimit u lëshuan nga Bashkimin Evropian (BE) për qytetarët jo-BE.

Bazuar në këto të dhëna vetëm 1% më shumë janë arsyet familjare në kërkesat për viza krahasuar me ato për punësim.

“Arsyet familjare përbëjnë gati 28%, kurse arsyet e punësimi 27%, arsye arsimore për 20%, ndërsa arsye të tjera 24%”, sipas të dhënave të Eurostatit.

Rritet numri i kërkesave për viza pune në Slloveni

Përveç Gjermanisë, edhe Sllovenia po shihet si një mundësi e mirë punësimi nga qytetarët e Kosovës.

Për dy vite, numri i aplikimeve për viza pune në ambasadën e Sllovenisë ka shënuar rritja.

Vetëm gjatë vitit 2019 Ambasada Sllovene në Kosovë ka lëshuar 10 mije 121 viza te përkohshme për qytetarët e Kosovë, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Sllovene në Kosovë dhënë për Insajderin.

Sipas, Ambasadës Sllovene, personat të cilëve u jepet një leje qëndrimi e përkohshme, kanë të drejtë punësimin në këtë shtete.

Në janar të po këtij viti, numri i qytetarëve të cilët kanë marrë viza të përkohshme ishte me i ulët kurse pas 8 muajve ky numër arriti një shifër të lartë.

Nga 7 mijë e 459 sa ishin në janar të vitit 2019, deri në shtator ky numër arrit në 10 mijë e 121, shkruan Gazeta Insajderi.

Në vitin 2018, Ambasada Sllovene kishte lëshuar 21 mijë e 930 viza. Kurse vetëm viza pune ka lëshuar 7 mijë e 089.

Qytetarët e Kosovës, nga kjo ambasada janë pajisur edhe me viza të përhershme, ku një vizë e tillë të bënë shtetas të Sllovenisë.

Gjatë vitit 2019, leje të përhershme qëndrimi nga ky shtet kanë marrë plotë 15 mije e 451 qytetarë të Kosovës. Ndërsa, gjatë vitit 2018, me vizë të përhershme janë pajisur 14 mijë e 841 qytetarë.

Mbi gjysmë milioni kosovarë emigruan për 10 vite

Shteti më i ri në Evropë – Kosova është në vendin e dytë për nga shkalla e emigrimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas, Institutit Epik, për 10 vite nga Kosova kanë emigruar 529 mije 647 qytetarë, apo 30% të popullsisë.

Vetëm gjatë viti 2018 sipas këtyre të dhënave kanë emigruan 42 mijë 868 qytetarë.

Kurse, në mënyrë ilegale gjatë këtyre 10 viteve emigruar 141 mijë e 900 qytetarë të Kosovës.

Vetëm në vitin 2018, prej tyre kanë kërkuar azil rreth 3 mijë 295 kosovarë.

Sa u përket vendeve të BE-së të cilat kanë pranuar më së shumti azilkërkues, janë Gjermania e Franca.

Gjermania prin me 83 mijë e 880, e ndjekur nga Franca, me 41 mijë e 885 kërkesa. /Insajderi.com