A do të ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë për Vitin e Ri?

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shënuar rënie për të dytën ditë me radhë në kohën kur rënia e kërkesës globale ia ka marrë anën peshës së marrëveshjes së vendeve të OPEC-ut për zvogëlimin e prodhimit.

Një fuçi nafte e papërpunuar të martën u shit për 33 centë më lirë, përkatësisht 0.5 për qind më lirë ose 63.92 dollarë.

Javën e kaluar, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe disa vende të tjera, përfshirë Rusinë, u pajtuan që ta zvogëlojnë edhe më shumë prodhimin e naftës për 1.7 milion fuçi në ditë për të mbajtur çmim stabil të karburanteve.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, çmimi i “arit të zi” gjatë kësaj jave po shënon rënie dhe besohet se njëri ndër shkaktarët është afrimi i afatit të 15 dhjetorit që Shtetet e Bashkuara ia kanë caktuar Kinës për vendosjen e taksave ndaj mallrave kineze.

Por pavarësishtë se këto bursa kanë ndryshuar, në Kosovë po variojnë çmimet e njejta të derivateve.

Për një lirtër naftë në Kosovë qytetarët po paguajnë 1.15 euro ndërsa për benzinë 1.16 euro. Se ky çmim pritet të jetë deri në fund të vititit e thonë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.

Fadil Berjani, kryetar i kësaj shoqate, për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus ka pohuar se çmimet e derivate në Kosovë, janë më të lira se të rajonit. Ai thekson se çmimet aktuale ndikojnë nga berza ndërkombëtare.

“Çmimet aktuale në Kosovë janë për një litër naft 1.15 dhe bezinë 1.16 euro. Sa i përket këtyre çmimeve, ajo dirigjohet nga berza dhe organizata prodhuese OPEC, kështu edhe tek në në Kosovë janë duke reflektuar këto çmime. Kemi rritje të çmimit me shumicë por në pika karburanti me pakicë çmimi është qe një kohë të gjatë konstant”, ka thënë Berjani.

Por Berjani tutje thekson se qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të volitshme.

“Qytetarët e Kosovës, janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion, dihet se përveq Maqedonië që e ka dizellin më të lië për 0.20 euro por dihet se ky shtet e ka akcizen e dizellit më të ult për 0.22 euro. Shpresojmë se derivatet në këtë fundvit që të jenë me këto çmime aktuale”, thotë Berjani.

Ndryshe në Shqipëri një litër naft është 1.40 euro, benzina 1.45 euro./FaktePlus