A do të dalin me rritje pagat e dhjetorit? Tregon Ministria e Financave

Ministria e Financave do të bëjë ekzekutimin e pagave të dhjetorit me rritje, për Sektorin Publik, ashtu siç është paraparë me Ligjin e ri të Pagave.

Këtë e ka konfirmuar, Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e kësaj Ministrie.

”Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar  është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”.

Reklama e sponzorizuar

Nga kjo Ministri bëhet e ditur se përkundër që ky Ligj u dërgua në Gjykatën Kushtetuese javën që e lamë pas, kjo nuk do të ndikojë në ndryshim të tij deri në një vendim, njofton Klan Kosova.

”Nëse Ligji për Pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo Gjykatë Ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij, nga ana e Ministrisë së Financave”.