Punëtorët e MKRS-së s’lejojnë që të bëhet zhvendosja e tyre nga objekti

Pavarësisht kundërshtimit të stafit civil, në orët mëngjesit të së shtunës, është tentuar zhvendosja e materialeve dhe gjësendeve tjera nga Ministria e Kulturës.

Kompania “Uni Projekt”, e kontraktuar nga Ministria e Administratës Publike, ka provuar t’i largojë këto materiale nga objekti i Ministrisë, por kjo nuk është lejuar nga punonjësit e këtij institucioni, të cilët janë asistuar edhe nga Policia.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të kësaj ministrie, Labinot Berisha, ka thënë se aksioni i sotëm është bërë pa vendim zyrtar dhe, sipas tij, në mënyrë të jashtëligjshme.

Reklama e sponzorizuar

Berisha ka paralajmëruar se nëse vazhdojnë tentimet për zhvendosjen e ministrisë në objekt privat, do të bojkotojnë punën.

Stafi i ministrisë ka kundërshtuar vazhdimisht përmes protestave, zhvendosjen e kësaj ministrie.