Shkon në 42 numri i viktimave nga tërmeti Shqipëri

Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 42 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.

I fundit u gjet në gërmadhat e hotelit Miramare, në zonën e plazhit.

Janë 17 viktimat në Durrës, 23 në Thumanë, ku janë ndërprerë kërkimet se nuk ka me persona nën rrënoja, dhe 1 person në Lezhë.

Reklama e sponzorizuar

Mes tyre janë 4 fëmijë të moshave nga 3 deri në 8 vjeç.

Kërkimet vijojnë në Durrës, në zonën e ish –Kënetës dhe në lagjen numër 6, ku nën rrënoja ka ende persona të tjerë, transmeton Tv Klan.