Rezultatet certifikohen në ora 16:00, Nisma e kalon pragun

Në ora 16:00 do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, kjo pas më shumë se një muaj prej kur kosovarët iu ishin drejtuar kutive të votimit, shkruan Gazeta Express.

Gjykata Supreme sot ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Vetëvendosjes për të numëruar edhe disa kuti të votimit, që kishin ardhur në vend pas afatit të caktuar.

Derisa, kjo ankesë është shpallur si e pabazuar, nga KQZ-ja,  kanë bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Express se në ora 16:00 do të certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Reklama e sponzorizuar

“Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Me këtë rezultat, VV-ja del si parti e parë, derisa, pas saj radhitet LDK-ja si parti e dytë më e votuar.

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës.