6 vjet pritje për largimin e shtyllës së vjetër të rrymës në Klinë

Banorët e lagjes “Rudin” në fshatin Cerovikë të Komunës së Klinës, ka gjashtë vjet që presin KEDS-in për t’i zhvendosur kabllot e rrymës nga shtylla e vjetër e drurit në shtyllën e re nga betoni dhe largimin e shtyllës së vjetër. 

Banorët tregojnë se kanë qenë disa herë në KEDS për t’u ankuar dhe kërkuar që të bëhet zhvendosja e kabllove dhe largimi i shtyllës së vjetër të drurit, por deri tash sipas tyre ende nuk ka shkuar kush nga ajo kompani, shkruan sot Koha Ditore.

“Problemi është se para gjashtë vjetësh është vendosur shtylla e re. Kjo e drurit, që ka 40-50 vjet që është vendosur aty, është e këputur poshtë dhe e dëmtuar dhe vetëm telat e mbajnë që të mos rrëzohet. E kemi lidhur edhe për shtëpi me një litar tjetër çeliku që të mos rrëzohet, se sa herë që frynë era shtylla luan dhe na ndalet rryma. Kemi thirr në KEDS në Prishtinë kemi qenë edhe në KEDS në Klinë por nuk po vijnë me i zhvendos kabllot në shtyllën e re dhe me largu shtyllën e vjetër”, ankohet Blerim Rudaj,që e ka shtyllën para derës së oborrit.

Reklama e sponzorizuar

 Ai tregon se ka pasur raste kur kanë ra rrugës së fshatit disa herë punëtorët e KEDS-it me kamion që i ndërrojnë shtyllat, e të cilët i kanë ndalë më lutje që ta heqin shtyllën e vjetër.