Skandaloze: Biletat shiten ende pa u funksionalizuar platforma e shitjes se biletave

Thonë se pati telashe, por deri në ora 19:00 shumica e biletave tashmë janë shitur. Një lexues i portalit tonë, i cili ka arritur të ketë qasje deri në rezervim të ulëses në Fadil Vokrri, ka treguar se shumica e ulëseve ishin rezervuar. Ai ka arritur të futet për rezervim të biletave në tribunen J2 por aty ka parë që rreth 700 ulëse nē kete tribunë tashmë ishin të rezervuara. Për shkak të problemeve teknike ai nuk ka arritur të vazhdoj më tutje në procesin e rezervimit të biletes. /Buletini Ekonomik/