Rrezikohet paralizimi i tërësishëm i sistemit hekurudhor në Kosovë, “Infrakos”-i i bën kërkesë urgjente Qeverisë së Kosovës

“Infrakos”-i i bën thirrje Qeverisë së Kosovës për të përmbushur obligimin ligjor financiar, në mënyrë që të mbajë të qëndrueshëm sektorin hekurudhor.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos” Sh.A është në një gjendje tejet të rënduar financiare dhe tashmë kjo është rënduar edhe me tepër me bllokimin e llogarisë nga ATK-ja.

Kjo gjendje e renduar financiare është krijuar si pasojë e faktorëve jashtë ndikimit të “Infrakos”-it. Në bazë të Ligjit për hekurudhat NP “Infrakos” duhet të subvencionohet nga Qeveria e Kosovës për mirëmbajtjen e rregullt të infrastrukturës hekurudhore dhe organizimin e rregullt dhe të sigurt të komunikacionit hekurudhor.
Që nga vitit 2012 Qeveria e Kosovës me mossubvencionim të plotë, sipas ligjit, ka dëmtuar për rreth 10 milionë euro këtë ndërmarrje. Ky mossubvencionim ka rrënuar të gjitha burimet e tjera alternative me të cilat “Infrakos”-i ka siguruar mbijetesën gjatë këtyre vjetëve por që tani ka arritur në një situatë ku nuk ekziston asnjë mundësi për të siguruar financim të qëndrueshëm.

Reklama e sponzorizuar

Gjendjen e rënduar financiare e ka shkaktuar edhe rënia e vazhdueshme ndër vite e transportit hekurudhor, e cila nuk është përgjegjësi e “Infrakos”-it, pasi që me transportin hekurudhor merret ndërmarrja tjetër publike “Trainkos” SH.A.

Rënia e vazhdueshme e transportit ka bere që “Trainkos”-i SH.A të mos arrijë të përmbushë detyrimet ndaj “Infrakos”-it. Kjo gjendje e vazhdueshme ka sjellë një reduktim drastik të të hyrave kryesore të “Infrakos”, në bazë të cilave duhet të sigurojë funksionimin e rregullt.
Për rrjedhojë të mossubvencionimit nga Qeveria që parashihet me Ligjin për hekurudhat dhe rënia e vazhdueshme e transportit hekurudhor kanë sjellë “Infrakos”-in në pamundesi të shlyerjes se borxheve, ku tashmë ATK-ja ka bllokuar llogaritë bankare dhe në rast së nuk ka një vendimmarrje të shpejtë dhe adekuate nga Qeveria për ndarje të mjeteve buxhetore “Infrakos”-i nuk do të mund të operojë. Per ketë janë njoftuar ministritë e linjave (MZH dhe MI) dhe kryeministrin.

Infrakos përveç detyrimeve të shumta ndaj ATK-së, furnitorëve të ndryshëm që arrijnë nuk ka arritur që të shpaguaj as pagat e plota te punonjësve për muajin shtatorë dhe tetor.
Andaj, kërkon nga qeveria e Kosovë që të veprojë me urgjencë duke ndarë mjetet e nevojshme për të siguruar një financim të qëndrueshëm të “Infrakos”-it.
Kjo situatë e krijuar natyrisht se është një rrethanë e pa precedentë dhe e pa shpjegueshme, ku Qeveria e Kosovës ka nenshkruar Marrveshje Financiare per rehabilitimin e linjave hekurudhore permes te cilave ka marre obligime nderkombetare para Instituconeve Nderkombetare Financiare dhe Bashkimit Evropian, ne njeren anë, dhe janë në procedurë të shqyrtimit edhe shume projekte tjera dhe për të cilat presim mbështetje ndërkombëtare, kurse në anën tjetër rrezikohet seriozisht operimi i Infrakos për vlera të pa përfillshme në krahasim me investimet që po bëhen.

Në ketë rast me të drejt mund të shtrohen pyetjet dhe dilemat se për çfarë po bëhen këto investime dhe cili është serioziteti ynë në raport me partneret ndërkombëtar që po na mbështesin dhe në anën tjetër INFRAKOS rrezikon seriozisht funksionimjn për shkak të moszbatimit të legjislacionit në fuqi.
“Infrakos”-i si zgjidhje të vetëm e sheh zbatimin e plotë të Ligjit për hekurudhat nr. 04 / L- 63, neni 63, përkatësisht subvencionimin adekuat e cila është edhe praktikë ndërkombëtare dhe për ketë në vazhdimësi kemi dërguar shkresa dhe dokumente tek institucionet kompetente qeveritare. Mbesim me shpresën se do të veprohet shpejt dhe në mënyrë adekuate në mënyrë që të mund të vazhdojmë operimin.