Qeveria miraton propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore

Qeveria në detyrë, në mbledhjen e saj sot ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet dhe shpenzimet për periudhën 9 mujore.

Këto dy propozim vendime i ka arsyetuar ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se përfitues i vendimit të parë janë Policia e Kosovës me mbi 4 milionë euro për blerje të pajisjeve, po ashtu para janë ndarë edhe Ministrisë së Punës, Ministrisë së Jashtme dhe SShKUK

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nëse vonohet edhe më tej formimi i qeverisë të mbahen edhe një mbledhje e ardhshme, duke parë rëndësinë për vendin.

Mbledhja e fundit e qeverisë në detyrë ishte mbajtur më 26 korrik./KosovaPress/