Analiza e Buletinit Ekonomik: Sa u rrit çmimi i sigurimit për vetura nga BQK?

Përmes një komunikate për media, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se i ka ndryshuar tarifat e sigurimit për kateogoritë e automjeteve për pasagjerë.

Në komunikatë thuhet se nuk është miratuar raporti i aktuarëve i cili sugjeronte rritje prej 36 për qind, porse kompanitë duhet që rritjen ta përshtatin në bazë të shkallës së inflacionit prej vitit 2002 deri në vitin 2018, të matur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në komunikatë nuk sqarohet se për çfarë rritjeje bëhet fjalë, pasi të kalkulohet shkalla e inflacionit.

Reklama e sponzorizuar

Buletini Ekonomik ka analizuar shkallën e inflacionit ndër vite në Kosovë dhe ka përshtatur tarifën e primeve përkatëse me inflacion duke zbritur normën e tatimit në qarkullim prej 5 për qind.

Nga kjo del se rritja e tarifave për këtë sigurim është rreth 30 për qind.

Më poshtë e keni tabelën: