Skandaloze: AKP-ja një ari tokë në Deçan e shiti për 22 euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në valën e 50 të likuidimit, një ari tokë në fshatin Ratish të Deçanit e shiti vetëm për 22 euro. Po ashtu, në këtë valë të likuidimit në çmime qesharake, bordi i AKP-së ka aprovuar shitjen edhe të pronave tjera me çmime të njëjta sikur kjo, e në disa raste edhe pak më të larta.

Në vendimin e bordit të AKP-së të cilin e ka siguruar “Front Online” shihet se në valën e 50 të likuidimit bordi i AKP-së ka aprovuar shitjen e 16 hektarëve e 56 ari në fshatin Ratish të Deçanit për vetëm 37,400 euro. Gjithnjë sipas dokumenteve të siguruar shihet se për këtë ndërmarrje ka qenë vetëm një ofertë e që sipas ligjit për likuidim të ndërmarrjeve duhet të jetë së paku 3 oferta.

Portali “Front Online” i ka dërguar disa pyetje në adresë të drejtorit të AKP-së si dhe zyrës për media, por as pas disa ditësh pritje nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta

Reklama e sponzorizuar