Ende pa epilog rasti i dy personave që ftuan pensionistët të aplikojnë për pensionet nga Serbia

0
56

Mostrajtimi i çështjes së pensioneve të marra nga Serbia nga ana e institucioneve të vendit ka shtyrë pensionistët që në mënyrë individuale të kërkojnë zgjidhje dhe të gjejnë mënyra për të siguruar pensionin e ndalur nga Serbia.

Disa të tillë zgjidhje kanë provuar të gjejnë duke iu përgjigjur një lajmërimi, që dy persona e kishin bërë në korrik të këtij viti. Por veprimtaria e tyre ishte ndaluar nga organet e drejtësisë që rastin e kanë cilësuar si mashtrim, shkruan Koha Ditore

Prokuroria Themelore në Prishtinë është ende në procedurë të trajtimit të rastit, kur të ndaluar kanë qenë Hilmi Kastrati dhe Ismet Shufta. Personat në fjalë ishin ndaluar nga Policia, ishin intervistuar dhe pastaj liruar në procedurë të rregullt.

Reklama e sponzorizuar

Për çështjen e pensioneve të ndalura nga Serbia, gazeta ka provuar që të marrë një përgjigje nga ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. I njëjti që nga e premtja e javës së kaluar nuk është përgjigjur lidhur me atë se si është trajtuar kjo çështje, ose nëse është trajtuar në mandatin e tij.