PZAP-i i shpall rreth 5 mijë vota të diasporës të pavlefshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, sa u përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR.

Në vendimin që ka siguruar T7, shkruhet se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur sërish që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor.