Ambasada amerikane, politikanëve që përmendin luftimin e korrupsionit: Qytetarët nuk ju marrin seriozisht

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një postimi i ka goditur partitë poltike, të cilat në prag të zgjedhjeve po mundohen t’i shpallin luftë korrupsionit.

Lidhur me thirrjet e partive poltike për ta luftuar korrupsionin në Kosovë, ambasada ka thënë se qytetarët nuk munden me e marrë seriozisht këtë inciativë pasi shumë persona në lista për kandidatë janë të dyshuar për krime të ndryshme.

“Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin e deklaruar të partive politike për #KosovoRuleOfLaw (Sundimin e ligjit) kur listat e shumë partive paraqesin individë me aktakuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme, dhe sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion? , thuhet në një postim të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Para pak ditëve partitë politike publikuan listat e kandidatëve për deputet, në mesin e të cilave ka edhe njerëz me aktakuza dhe të dënuar, ani pse krerët e partive vazhdimisht përmendin luftim të korrupsionit dhe lista me njerës që nuk kanë probleme me ligjin.

Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, siç është caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 tetor.