Vendi më i izoluar në Evropë ua lehtëson procedurat të huajve që vijnë Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejes së Qëndrimit për të Huajt.

Siç njofton kumtesa për media. ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë.

Me anë të këtij vendimi, këta qytetarë nuk do të aplikojnë çdo vit, siç kanë bërë deri më tani, por vetëm një herë në pesë vjet.

Reklama e sponzorizuar

“Ky vendim do t’ua lehtësojë edhe qytetarëve nga Lugina e Preshevës që të pajisen me leje qëndrimi”, thuhet në njoftim.