Sa para ka humbur Memli Krasniqi me kriptovaluta?

0
106

Shumë prej nesh u befasuan vitin e kaluar kur në deklaratën e përvjetshme të pasurisë që dorëzohet në Agjencinë Anti Korrupsion, deputeti Memli Krasniqi kishte shpalosur edhe një portfolio me kriptovaluta.

Në bazë të asaj që kishte shkruar në fund të deklaratës, Krasniqi kishte në posedim 31 lloje të kriptovalutave, dhe në bazë të çmimeve të asaj kohe, vlera totale kapte rreth 32 mijë USD, raporton Ekonomia Sot.

Por si ka performuar deri më sot kjo portfolio e Memli Krasniqit?

Reklama e sponzorizuar

EkonomiaSot ka bërë një analizë, nën supozimin që portfolio nuk ka ndryshuar, dhe del se deputeti Krasniqi mund t’i ketë humbur rreth 19 mijë USD sipas çmimeve të tanishme të atyre kryptovalutave.

Vërehet se pothuajse të gjitha kriptovalutat kanë pësuar rënie. Më saktësisht, 30 kriptovaluta tani shiten më lirë sesa para një viti, kurse vetëm njëra ka çmim më të lartë. Bëhet fjalë për BNB, apo Binance Coin, kriptovalutë kjo e emetuar nga bursa Binance.

Deputeti Memli Krasniqi me sa duket nuk ka qenë aq i mirë me përzgjedhjen e investimeve, gjë që bie në kundërshtim me pretendimet se është njeri i numrave.