Kompanitë e sigurimeve shkelin ligjin, ndajnë tregun mes vete

Kompanitë e sigurimeve në Kosovë, që nga muaji korrik mësohet se janë duke e ndarë tregun mes vete për sigurimin e detyrueshëm të veturave, duke shkelur kështu ligjin për konkurencën.

Një kompani sipas burimeve, nuk mund të shes polisat e sigurimeve nëse ka arritur përqindjen e shitjes së polisave për një ditë, duke respektuar marrëveshjen mes tyre.’

Sipas burimeve kjo përqindje për disa kompani arritet deri në mesditë, duke ia pamundësuar konsumatorit mundësinë e zgjedhjes dhe detyrohet të shkoje në ndonje kompani tjetër, për ta bërë sigurimin e automjetit.

Reklama e sponzorizuar

Për të i vërtetuar këto pohime Banka Qendrore për RTK nuk ka kthyer përgjigje për këtë vendim

Mos reagimi I BQK-së mund të konsiderohet si shkelje e ligjit për sigurimet, pasi ky ligj i jep këtij institucioni përgjegjësi që të siguroj mbrojtjen e interesave të polis mbajtësve dhe konkurencë të drejte dhe të rregullt.

Njohësi i çështjeve Besnik Nikçi thotë se BQK dhe institucionet tjera duhet të reagojnë ndaj kësaj çështje pasi shkelen shumë ligje, madje sipas tij kjo ështe edhe vepër penale.

“Kjo është kufizim i një të drejte elementare së lirisë së kontraktimit. Nje situatë e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjet ekzistuese dhe janë gjobat për veprimet e tilla.

Edhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës Valon Prestreshi thotë se e ka marr informacionin dhe është duke e trajtuar.

Cdo informatë që vie në Autoritet është e mirëseardhur. Ne e kemi si informatë por tash duhet ta bëjmë me procedura.

Ndërsa Sami Mazreku nga Shoqata e Sigurimeve ka thënë se nuk janë në dijeni për asnjë veprim të tille ndërsa ka shtuar se për cdo veprim të kryer nga siguruesit në administrim dhe shitje  të këtij produkti të njejtit mbikqyren nga BQK.