Njoftim më rëndësi nga ATK për kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të  gjithë qytetarët se nga data 1 Korrik 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

 Ky aplikim për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tremujorin e dytë -2019, ka filluar nga data 1 Korrik 2019 dhe do të vazhdojë  deri më 31 Korrik 2019.

Aplikimi duhet të  bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal që duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi do të bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Reklama e sponzorizuar

“Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €)” thuhet në këtë lajmërim, që ka bërë Administrata Tatimore e Kosovës në llogarinë e tyre, në facebook.

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar për rimbursim duhet të jetë 60 kuponë dhe  me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ).

Gjithashtu, Administrata Tatimore e Kosovës  kërkonë  nga qytetarët që të kenë kujdes me llogaritë e tyre bankare, pra, të sigurohen që llogaria të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, Kjo Administratë lut qytetarët të  sigurohen që llogaria e tyre bankare mund të kreditohet, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas tyre, ky organ nuk do të merr asnjë përgjegjësi nëse llogaria  bankare e aplikuesve është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë. /Buletini Ekonomik/