Haradinaj për rrëzimin e Qeverisë: Le ta bëjnë, na shpëtojnë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur nga gazetarët për shumë tema. Njëra ndër to është edhe inicimi i opozitës për ta rrëzuar Qeverinë që udhëheq ai.

Haradinaj tha se kohëve të fundit nuk është marr shumë me këtë temë por sipas tij në momentin që arrijnë t’i bëjnë 61 nënshkrime, le ta bëjnë.

“Na shpëtojnë dhe shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj, raporton kp. 

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se nuk është mërzitur që nuk ka pasur rol deri më tani në procesin e dialogut me Serbinë, sepse sipas tij si i tillë ka qenë i devijuar.

pyetur se a do të marrë këshilla nga presidenti, por jo ato të shkëmbimit të territoreve.

“Hapat e tjerë nuk i ndërmarrë i vetëm. Unë nuk mundem me përfaqësuar Kosovën pa gjithë përfshirje. Kam përfaqësuar një qëndrim kushtetues për mos prekshmërinë e integritetit. Nuk kam bërë kompromis me këdo qoftë, nëse ka këshilla që ndihmojnë janë të mirëseardhura. Finalja e marrëdhënieve është njohja reciproke me kufijtë ekzistues, e këshillat tjera le t’i mbajnë në shtëpi”, ka thënë ai