Mungesa e parave shkakton probleme shëndetësore

Nëse jeni materialistë apo jo, mungesa e parave do t’ju godasë me siguri, thonë ekspertët nga Universiteti i Bostonit.

Bazuar në studimin që kryen, ata arritën në përfundimin se problemet financiare janë shkak i stresit, i cili është shkaku i problemeve shëndetësore. Njerëzit që kanë mungesë të parave kanë një shans më të madh të përjetojnë sulm në zemër dhe tru.

Tensioni në muskujt e kurrizit ndihet nga 65 për qind e njerëzve me vështirësi financiare.

Reklama e sponzorizuar

Gati 30 për qind e të anketuarve thanë se për shkak të problemeve financiare, “fituan” ulcerën e stomakut, ndërsa vetëm tetë për qind e atyre që nuk brengosën për para kanë probleme të njëjta shëndetësore.

Deri në 44 për qind e njerëzve që janë të stresuar për shkak të mungesës së parave vuajnë nga migrena, dhe vetëm 4 për qind e njerëzve pa brengosje të tillë kanë dhimbje të rënda koke, transmeton KosovaPress.