Zyrtarët e MTI-së i shpërdoruan mbi 6 mijë euro me kredit kartela e avance

Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në së paku gjashtë raste gjatë vitit 2018 i përdoren në mënyrë të parregullt kredit kartelat dhe avancet, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, rreth 6 mijë e 500 euro u shpërdoruan në këto gjashtë raste të dyshimta.

“Ne kemi identifikuar se gjashtë avance (dy për paranë e imët në vlerë prej 2,000 euro dhe 1500 euro, dy avance për udhëtime zyrtare me vlerë 550 euro dhe 169 euro, si dhe dy kredit kartela me vlerë 1,925 euro dhe 308euro) janë të pambyllura dhe të pa arsyetuara”, thuhet në raportin e Auditorit për MTI-në.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, sipas rregullores nr. 01/2018 për përfundimin e viti fiskal, neni 7, mbyllja e avanceve për udhëtime zyrtare dhe parave të imëta duhet të behet deri me datën 15 janar të vitit të ardhshëm fiskal.

“Kjo gjendje ka ardhur si rezultat i neglizhencës së shfrytëzuesve të avanceve, por edhe e zyrtarëve financiar për të kërkuar nga shfrytëzuesit që të arsyetojnë shpenzimet”, vlerëson Auditori. /Buletini Ekonomik/