Sindikalistët e PTK’së protestojnë kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile

Sindikalistët e PTK’së do të protestojnë të hënën kundër vazhdimit të kontratës më Z-Mobile. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 11:00, para objektit të PTK’së, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Sindikata e PTK’së ka njoftuar se të hënën do të organizojnë protest kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile.

Gjatë protestës ata do të shpalosin kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.

Reklama e sponzorizuar