28 % e konsumatorëve në Kosovë nuk njoftohen nga bankat për ndryshimet në tarifa

Neni 105 i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve potencon se informatat mbi ndryshimet potenciale të marrëveshjeve duhet të komunikohen nga bankat me anë të formës së komunikimit që mundet të ruhet – sikurse letër, email, mesazh telefoni apo të ngjashme.

Rreth ndryshimeve në tarifa, normave të interesit, apo për shërbimet e ofruara, afro 51% e të anketuarve kontaktohen me mesazh në telefon mobil, nga afro 22% përmes telefonit dhe e-mailit, ndërsa 28% kanë deklaruar se nuk kontaktohen fare.

“Kategoria tjetër është shprehur se informohet vetëm përmes uebfaqes zyrtare apo kontaktimit të drejtpërdrejtë me punonjës të bankës. Sa i përket kredive, rreth 64% e të anketuarve kanë marrë kredi. Prej tyre, 53% ishin kredi konsumuese/personale, rreth 26% kredi për renovim të shtëpisë , 17% kredi për blerjen e shtëpisë, 6% për blerjen e automobilit dhe 6% për zgjerimin e biznesit. Tek kategoria tjetër dominuan kreditë e marra për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, të studimeve, për blerje telefoni, pagesë të mbitërheqjes si dhe për mbulimin e kredisë paraprake”, thuhet në raportin e fundit të institutit GAP, “Mbrojtja e konsumatorëve në sektorin bankar”. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar